Më 18 Qershor 2024 u mbajt mbledhja a radhës nga bordi ekzekutiv.
U shqyrtuan: – Planifikimi i aktiviteteve për familjet shqiptare në London. – Statusi i faqes së internetit të shoqatës Iliria. – Regjistrimi dhe anëtarësimi në shoqatë. – Bashkëpunimi me komunitetet tjera shqiptare përreth Londonit. – Planifikimi i aktiviteteve vjetore për festat kombëtare. – Angazhimi i vullnetarëve nga rinia shqiptare në të gjitha aktivitetet e planifikuara. – Mirëmbajtja e komunikimit me komunitet përmes rrjeteve sociale, imejlit, telefonit dhe takimeve. – Rritja e bashkëpunimit me bizneset lokale shqiptare në formë të sponzorimit dhe reklamimit gjatë të gjitha aktiviteteve për komunitet.
Gjithmonë mirëpresim mendimet, sugjerimet e kritikat e komunitetit rreth aktiviteteve, projekteve dhe punës së bordit, prandaj mos hezitoni të na kontaktoni e të na shkruani në messengjer. Të punojmë së bashku për përparimin e komunitetit tonë.